Mehedin Morina ka lindur më 14 shtator të vitit 1967 në fshatin Qëndresë (ish-Gllarevë) të komunës së Klinës. Në fshatin e lindjes kryen shkollën fillore, kurse dy klasë të shkollës fillore i kreu në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës. Meqenëse i ati ndodhej duke punuar në Holandë, Mehedini ndërpret shkollimin dhe shkon në Holandë, ku do të qëndrojë 13 vjet. Atje shkojnë të punojnë edhe vëllezërit e tij, Jahiri, Naseri e Luani, ndërsa kohë pas kohe qëndron edhe motra, Mehremja. Ndërkohë, Mehedini ishte martuar me një vajzë nga fshati Gjinoc i komunës së Therandës, të cilëve u lind djali Leutrimi. Pas betejës në Likoshan e Qirez, në fillim të vitit 1998, Mehedini, i cili në këtë kohë ndodhej në krye të një dege të fondit “Vendlindja thërret”, para vëllezërve konstaton se lufta e armatosur në Kosovë tashmë kishte filluar dhe kishte deklaruar se nuk mund të punonte më në Holandë, por do të kthehej në Kosovë, ku e ftonte lufta për liri. Së bashku me të vendos të kthehet në atdhe edhe i vëllai, Naseri, si dhe djemtë e dajës, Bedri e Elmi Shala nga Fatosi (ish-Negrofc), të cilët ndodheshin në Danimarkë. Me të arritur në Tiranë, disa autoritete të UÇK-së, sugjerojnë që një herë për një herë, prej dy vëllezërve Morina, në luftë të angazhohej vetëm Naseri, meqenëse ai e kishte të kryer shërbimin ushtarak dhe kishte më shumë njohuri në fushën ushtarake. Mirëpo, Mehedini tregohet i pabindur para këtij sugjerimi, ngase, siç do të shprehet në këtë rast: “Aq sa është e Naserit, Kosova është edhe imja!”. Ishte muaji mars i vitit 1998, kur Mehedini me shokë kishte arritur në Shqipëri, ku do ta takojë edhe Fehmi Lladrovcin me shokë, që po ashtu ishin nisur për në Kosovë. Ato ditë marsi ai shkel në tokën e Kosovës, së bashku me Bedri Shalën, Ilmi Shalën, Naser Morinën e me disa shokë të tjerë të luftës. Shtabi i parë, ku ai do të ndalet në rrugën për në Drenicë, ku tashmë po luftohej, ishte në shtëpinë e Lahi Ibrahimajt, në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë), ku një natë më vonë do të arrijnë edhe Rexhep Selimi, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Në këtë shtab, vendoset që Mehedini dhe Ilmiu të sistemohen në zonën e Drenicës, kurse Bedri Shala e Naser Morina të angazhohen në zonën e Dukagjinit, ku UÇK-ja po përgatitej për të hapur frontin kundër forcave serbe. Pas arritjes në Drenicë, Mehedini, së pari vendoset në fshatin Plluzhinë të Skënderajt, ku njihet me organizimin dhe me planet e luftës në këtë zonë. Disa ditë më vonë, në shoqërim të Shaban Shalës, Azem Zekës, Yrfete Spahiut e Ilmi Shalës, arrin në familjen e tij në Qëndresë, ku nuk kishte pranuar të kthente para se të arrinte në destinacionin ku duhej të merrte instruksionet e nevojshme ushtarake. Nuk kishte pranuar të kthente në shtëpinë e tij, ndonëse rruga për në Drenicë i kishte rënë pranë e pranë fshatit, meqenëse, siç kishte deklaruar edhe vetë, në Kosovë kishte ardhur për të luftuar për lirinë e saj, e jo për t’u çmallur me familjen. Takimi i Mehedinit me nënën, pas 13 vjet qëndrimi në mërgim kishte qenë shumë emocionues. Që në fjalët e para ai kishte kërkuar nga nëna që të mos ligështohej edhe po të vritej, sepse kishte ardhur për të luftuar për Kosovën dhe ai që lufton mund edhe të bjerë. “Qe 13 vjet nuk kam pritur pranverë në Kosovë, prandaj kjo po më duket pranvera më e bukur”,- kishte vazhduar ai. Pas vizitës që i bën familjes, tashmë jo si mërgimtar i përvuajtur nga nostalgjia për vendlindjen, por si ushtar lirie, Mehedini arrin në fshatin Baicë të komunës së Drenasit. Atje, së bashku me bashkëluftëtarët formon njësitin ushtarak “Guri 1”, të cilin do ta komandojë komandanti Fehmi Lladrovci. Në këtë njësit bënte pjesë edhe tuftëtarja Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Ndërkohë, me angazhimin e Mehedinit do të formohet edhe njësiti tjetër i UÇK-së, “Pëllumbi 2”. Po ato ditë, Mehedini do të jetë në mesin e luftëtarëve, të cilët do ta formojnë pikën ushtarake edhe në Gjergjicë dhe më 26 prill nga kjo pikë do t’i sulmojnë forcat serbe, në pjesën e rrugës automobilistike midis Gjergjicës e Balincit. Në këtë rast, Mehedini kishte dëshmuar trimëri dhe aftësi të lartë ushtarake, duke luftuar në pozicionin në këmbë. Në ditët pasuese ai mori pjesë në betejat e njëpasnjëshme të zhvilluara në Gjergjicë, në Grykën e Llapushnikut e në fronte të tjera, më 7, 8 e 9 maj. Në betejën për marrjen e Grykës së Llapushnikut do të luftojë në kuadrin e njësitit “Pëllumbi 2”, i cili njësit edhe komandohej nga vetë Mehedini dhe nga Ilmi Shala.
Pas zgjerimit të frontit të tuftimeve në disa zona të Anadrinit, më 14 maj të vitit 1998, Mehedini merr urdhrin nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që me njësitin e tij të shkojë në ndihmë në pikën ushtarake në fshatin Gadish të komunës së Rahovecit. Për në Gadish nisen 25 ushtarë, pjesëtarë të njësiteve “Pëllumbi 2” dhe “Çetiku”. Bashkëluftëtarëve u ka ngelur ngjarje e pashlyeshme në kujtesë, kënga e kënduar nga Mehedini gjatë rrugës për në Gadish. Me të arritur në fshatin Gexhë të Rahovecit, çlirimtarët dalin nga vetura. Mirëpo, aty ishte organizuar prita nga forcat serbe, të citat ishin të stacionuara në kodrën mbi këtë fshat. Ishte ora 11 kur fillon beteja e pabarabartë në pritë. Në luftim e sipër, bie dëshmor Mehedin Morina. Bashkëtuftëtarët Luan Gashi, Sokol Krasniqi e Idriz Hyseni arrijnë ta tërheqin trupin e tij, të citin e dërgojnë në fshatin Fatos (ish-Negroc), në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Varrimi i tij u bë më 15 maj, në mbrëmje, në varrezat e fshatit Qëndresë, pasi më parë ishte organizuar ceremonia mortore në shkollën fillore të fshatit Ujëmir. Në këtë ceremoni mori pjesë masë e madhe e popullatës, me ç’rast për dëshmorin folën eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Bashota e Sylejman Selimi. Rënia e dëshmorit Mehedin Morina ishte dhembje e rëndë për bashkëluftëtarët e tij dhe për UÇK-në, sepse nga radhët e saj u nda një luftëtar i devotshëm i lirisë. Mirëpo, ai edhe me rënien e tij ndikoi në forcimin e UÇK-së. Në ceremoninë e varrimit të tij u bë paraqitja e parë publike e UÇK-së në këtë pjesë të Llapushës. Një javë pas rënies, automatikun e Mehedinit, nga Gexha në shtëpinë e Shaban Shalës në Fatos e sjellin Fehmi Lladrovci, Adem Krasniqi, nga Ratosta, Isuf Gashi (ushtar “Baca”), Xhemë Gashi e Gani Paçarizi (i rënë dëshmor). Këtë automatik, në praninë e ushtarëve të shumtë, nëna e Mehedinit, Fiza, ia dorëzon djalit tjetër të saj, Ademit, i cili deri në fund të tuftës do të luftojë në radhët e Ushtrisë Çtirimtare të Kosovës. Me rastin e marrjes së lajmit për rënien e të birit, ajo nuk kishte qitur lot, por ia kishte uruar plagët dhe kishte uruar që gjaku i dëshmorëve të mos shkojë huq. Në xhepin e uniformës ushtarake, me të cilën është varrosur, dëshmorit Mehedin Morina i është gjetur plumbi i fundit. Këtë plumb e ruante për vete, sepse ishte i vetëdijshëm se situatat që mund t’i krijonte lufta mund ta bënin të nevojshëm atë. Mehedini, me shembullin e çlirimtarit shkëlqen në qiellin me yjet e lirisë. Ai ishte përgatitur tërë jetën për sakrificën sublime për lirinë e kombit. Në shpirtin e tij liridashës kishte ndikuar drejtpërdrejt sidomos djali i dajës, Shaban Shala, i cili në vitet `80 ishte dënuar nga pushtuesi jugosllav për shkak të veprimtarisë atdhetare. Mehedini kishte vetëm 15 vjet, kur në shtëpinë e tij në Qëndresë, Shabani, me motrën e Mehedinit, Mehremen, dhe me Kamber Racin kishte formuar celulën e parë të Lëvizjes për Republikën e Kosovës në territorin e komunës së Klinës. Te Mehedini i ri një përshtypje të fuqishme kishte bërë edhe burgosja dhe dënimi për veprimtari atdhetare i të nipit, Muhamet Krasniqi, nga fshati Dushanovë, në vitin 1981. Mirëpo, këta ishin vetëm shembujt e ri të historisë së vjetër të konfliktit të familjes Morina me pushtuesin. Stërgjyshi i Mehedinit, Smajl Rexha kishte luftuar kundër pushtuesve bullgarë, më 1917. Ai ishte likuiduar me ekzekutim te vendi i quajtur Rrasa e Rahovecit, ndërkohë që familja e tij ishte marrë rob. Po ashtu, edhe babagjyshi, Tahir Çela, në kohën e luftërave të Azem Bejtës kishte refuzuar të shërbente në radhët e ushtrisë së Serbisë, me ç’rast detyrohet të qëndrojë në mal mbi dy vjet. Ai ishte frymëzuar për ta refuzuar shërbimin ushtarak serb, nga kontaktet që kishte pasur me Shotën e Azemin në konakun e Sadik Ramës në Gjyrgjevik të Madh. Ndërsa, babai, Avdullahu, ishte dënuar nga regjimi i Titos për shkak të kalimit të kufirit të robërisë midis -Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Mehedini kishte pasur rrënjë atdhetare edhe nga të parët nga ana e nënës. Stërgjyshi nga nëna, Shaban Hyseni (Shata) nga Fatosi kishte qenë bashkëpunëtor i strategëve Isa Boletini e Idriz Seferi. Të gjithë këta faktorë do të ndikojnë që familja e Mehedinit të përfshihet e tëra në veprimtarinë atdhetare dhe në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Përveç Mehedinit, në radhët e UÇK-së kanë luftuar edhe vëllezërit Naseri, Ademi e Habibi, ndërsa në forma të ndryshme atë e ndihmuan edhe dy vëllezërit e tjerë, Jaha e Luani, si dhe motra Mehremja. Vepra dhe heroizmi i dëshmorit Mehedin Morina janë përjetësuar në lapidarin e ngritur në oborrin e shkollës fillore të fshatit Gexhë. Në radhët e 6 dëshmorëve, me të cilët është emërtuar shkolla fillore e fshatit Qëndresë, ndodhet edhe emri i dëshmorit Mehedin Morina. Për meritat e saj në rritjen dhe edukimin e dëshmorit Mehedin Morina, familja e tij është nderuar me Mirënjohje nga Kuvendi Komunal i Klinës, si dhe me Nderim nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.