Edhe një fitore historike e kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Edrogan, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Sot në Turqi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Pas votimit, i cili ka kaluar pa akte dhune dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të votuesve, në numërimet e para, bëhet e ditur se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka fituar bindshëm kund dy rivalëve të tij të opozitës.  Nga 35 për qind  të votave të numëruara, presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kryeson me 54%,  ndërsa Kemal Kiliçdaroglu me 40.00%. Kryetari turk Rexhep Tajip Erdogan është në avantazh me rivalin e tij kryesor dhe dy të tjerët në garën e vendit me 85 milionë banorë, raporton noa.al.n. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 16.00, Ndërsa më parë ndalohej të dilnin rezultatet e para orës 21 turke ose 19 shqiptare, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka vendosur të heqë ndalimin e raportimit të rezultateve të zgjedhjeve. Këto vlerësohet se janë zgjedhjet më të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare në Turqi në tridhjetë vitet e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …