Qeveria e Kosoves

Qeveria miraton një sërë vendimesh

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes në lidhje me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor. Në mesin e vendimeve që u morën sot ishte edhe vendimi që rruga nacionale Gjilan – Ferizaj të mbajë emrin ‘Beau Biden’. Në vazhdim, Qeveria ka marrë vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e ngrohtores së re të qytetit në Gjakovë. Poashtu, është miratuar edhe vendimi për shpronësimet që kanë të bëjnë me ndërtimin e pikave kufitare në Merdare dhe Bërnjak si dhe shpronësimet që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Han i Elezit. Vendimi i tjetër i miratuar ka plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politik.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …