leoni

Avni Spahiu: Në “Listën e zezë” të Amerikës do të përfshihen edhe politikanë të Kosovës

Avni Spahiu: Projekt statuti për Asociacionin i paraqitur me 2 maj në Bruksel, cenon parimet themelore të pavarësisë së Kosovës

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, tha se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur me 2 maj në Bruksel, cenon parimet themelore të pavarësisë së Kosovës. “Lidhur me Asociacionin, të jetë një bashkim komunash që nuk rrezikon aspak sovranitetin e Kosovës, por që ju bën të mundur serbëve të Kosovës që ta pranojnë Kosovën si vendin e tyre”, tha ai. Spahiu vlerëson se çfarëdo zgjidhjeje për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, duhet të vlejë edhe për pakicat tjera në rajon, përfshirë pakicën shqiptare luginën e Preshevës në Serbi.“Do të ketë zhvillime të tilla, është diçka e paevitueshme, madje lidhur edhe me pakicat tjera që jetojnë ta zëmë në Serbi, Maqedoni dhe vende të tjera. Prandaj në njëfarë mënyre kjo hap kutinë e Pandorës që të ndodhin situata të tilla. Natyrisht gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është të mos e quaj alarmante, për shkak të një diskriminimi pasiv që po organizohet”, tha ai, në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …