Kryeministri grek, Qiriakos Micotakis

Kryeministri grek, Qiriakos Micotakis ka kërcënuar sërish Shqipërinë, pas arrestimit të Fredi Belerit, në Himarë

Kryeministri grek, Qiriakos Micotakis ka kërcënuar sërish Shqipërinë, pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë dhe lënies së tij në burg nga gjykata e Vlorës dy ditë më parë, pasi dosja e tij  tashmë i kalon Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjatë një intervistë ditën e djeshme, ai ka kërcënuar se arrestimi i tij do të ndikojë si në raportet mes dy vendeve, ashtu dhe në integrimin e Shqipërisë. Madje dhe ka kërcënuar se nuk i toleron të tilla akte. Shqipëria duhet ta dijë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit tonë etnik, theksoi ai. Edhe më herët, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës, pas arrestimit të kandidatit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe vendimin e Gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …