Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, foli për ndikimin rus në veriun e Kosovës. Sipas tij, Rusia nuk ka interes për paqe. Ka interpretime të ndryshme në lidhje me ndikimin rus në këtë pjesë të Ballkanit. Njëra nga to është se ndikimi rus në Mitrovicën e Veriut vjen direkt nga Moska, gjë që, është mirë për serbët, të cilët mund të justifikohen se ata nuk kanë gisht në destabilizimin e veriut, megjithatë, nuk mund të vërtetohet me siguri se sa ndikim ka Rusia në Kosovë. “Ndoshta nuk ka ende një marrëveshje mes dy palëve në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por tani, të paktën për herë të parë, ka koncepte në tryezë në mënyrë që interesat serbe nga njëra anë dhe aftësia e Kosovës për të vepruar si shtet nga ana tjetër, mund të pajtohen. Deri më tani ka qenë gjithmonë vetëm një diskutim teorik”, ka thënë Sarrazin, duke shprehur njëkohësisht shpresën se, “nëse arrijmë të hyjmë në një proces pozitiv dhe të ndërtojmë besim reciprok, atëherë mund të shkojmë shumë larg.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …