Diaspora turke në vendet arabe e në Lindjen e Mesme dhe në disa vende të Evropës, votoi Erdoganin, diaspora në Amerikë votoi Kiliçdaroglun

Diaspora turke në vendet arabe e në Lindjen e Mesme dhe në disa vende të Evropës, votoi Erdoganin, diaspora në Amerikë votoi Kiliçdaroglun

Përveç votuesve në vend në zgjedhjet presidenciale e parlamentare  të Turqisë garuan edhe pjesëtarë të diasporës turke,  që është e përhapur në shumë vende të botës. Votuesit zgjodhën midis liderit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe përfaqësuesit të opozitës Kemal Kiliçdaroglu.  Sipas të dhënave të publikuara të  Agjencisë Anadolu, të drejtë vote kanë pasur 3 milionë e 416 mijë e 86 votues në diasporë.

Aktualisht janë numëruar rreth 87 për qind e votave dhe Erdogan kryeson me 56 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor ka 40 për qind të votave.

Diaspora më e madhe turke është në Gjermani, ku Erdogan fitoi bindshëm me 340 mijë vota ose 65 për qind. Ai fitoi edhe në Francë, ku mori mbështetjen e 62 për qind të votuesve, si dhe në Holandë me 68 për qind dhe në Belgjikë me 71 për qind të mbështetjes së diasporës turke.

Nga ana tjetër, Kiliçdaroglu mundi Erdoganin në Amerikë, ku fitoi 79.83 për qind të votave të diasporës. Të gjitha vendet e Lindjes së Mesme e votuan Erdoganin, në Arabinë Saudite me 73 për qind, në Jordani me 88 për qind dhe në Liban me madje 95 për qind.

Përveç Bosnjë-Hercegovinës, ku Erdogani fitoi 45.9 për qind të votave, ai fitoi edhe në Kosovë me 55 për qind të votave. Kiliçdaroglu  në Serbi ka marrë 48 për qind të votave, në Mal të Zi 79 për qind, në Maqedoninë e Veriut 51 për qind dhe në Shqipëri 62 për qind të mbështetjes së diasporës turke.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …