Kryetari Haliti po merre pjesë në ngjarjen e themelimit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë- Austri

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po merre pjesë në një ngjarje ceremoniale me rastin e themelimit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, ajo ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit, shkëmbimit arsimor dhe kulturor, fuqizimit të lidhjeve ekonomike dhe promovimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Austrisë. Gjithashtu parashihet që shoqata në fjalë të ndërtoj ura të miqësisë dhe mirëkuptimit, duke mbështetur projekte dhe iniciativa përmes të cilave përfitojnë të dy vendet. Përndryshe në këtë takim të pranishëm ishin paraparë të marrin pjesë edhe Eurodeputet dhe anëtarë nga Parlamenti Federal të Austrisë dhe të tjerë.

May be an image of 8 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …