Komuna e Deçanit ka mbajtur takimin e parë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023. Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
-
Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;
-
Të ndryshme.
Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së z. Ismet Kukleci dhe anëtarët e tjerë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSCE-së, përfaqësues të FSK-së dhe anëtarë të tjerë. Kryetari Ramosaj theksoj edhe njëherë që bashkëpunimi i komunës me Policinë, FSK-në, KFOR-in dhe të gjitha institucionet tjera vazhdon të jetë në nivel. Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën e Deçanit, Rreshter z. Adem Çeku në raportin e tij tregoj që është në nivel. Si shqetësim tek qytetarët kryesisht mbetën rastet e dhunës në familje, gjithmonë policia është në gatishmëri që të merren masat e duhura në lidhje me këto dukuri. Drejtori i MSHSHP-së, z. Izet Zenuni tregoj se shqetësues edhe në komunën e Deçanit mbetet çështja me qentë endacak. Si përfundim nga ky takim doli që siguria në komunën e Deçanit është në nivelin e duhur.