Nga Testi PIRLS 2021 i Organizatës Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore, Shqipëria ka marrë rezultatet më të mira ndonjëherë në renditjet ndërkombëtare në arsim. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila u shpreh se “në këtë testim Shqipëria ka marrë 513 pikë dhe është renditur e dyta në rajon me vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i parë që është Serbia. Shqipëria në këtë renditje ka lënë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën”. Ajo theksoi se “gjithashtu kemi lënë pas dhe shtete që janë më të zhvilluara si Belgjika, Izraeli, Turqia apo dhe Qiproja”. Ky testim na shërben për të bërë testime dhe krahasime jo vetëm me vendet e tjera të rajonit por edhe me rezultatet tona të testeve të mëparshme ndërkombëtare”. PIRLS është një test ndërkombëtar që realizohet çdo 5 vite dhe mat aftësitë në lexim për nxënësit e klasave të 4-ta dhe të 8-ta. Shqipëria merr pjesë për herë të parë me nxënësit e klasave të 4-ta. “Dua të falënderoj 4620 nxënësit që morën pjesë në këtë testim nga 179 shkolla dhe 37 zyrat vendore arsimore në gjithë vendin që ndihmuan për mbarëvajtjen e këtij testi”, u shpreh Kushi. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …