Brenda fitores masive të socialistëve në këto zgjedhje, disa prej kandidatëve kanë shënuar rekorde elektorale. I pari është kryebashkiaku Veliaj, i cili në garën për mandatin e tretë arriti një diferencë votash me gati 58 mijë më shumë se Belind Këlliçi. Ky avantazh është sa e gjithë popullsia e Gjirokastrës. Rekordi tjetër që ka për tu mbajtur mend gjatë në historinë e zgjedhjeve dhe te politikes është fitorja me 60 për qind e Benet Becit në Shkodër, bashkinë ku të majtët nuk kishin fituar asnjëherë në 30 vite.
Kryesocialisti Edi Rama ka pagëzuar dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin si njeriun e fitoreve publicitare. Një të tillë ka realizuar edhe në 14 maj, duke u renditur si kandidati më i votuar socialist me 82.67 %.
I dyti në këtë listë renditet kreu i bashkisë Dropull Dhimitraq Toli me 81.25 %, pasuar nga Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Alma Hoxha në Përmet.
Në konkurrimin e tij të parë politik Maringlen Disha me fitoren e Librazhdit, 74.45% është futur në listën e ‘Top 10’ më të votuarëve pasuar nga Blerim Shera në Vorë dhe Andis Salla në Cërrik.
Pasi la kostumin e diplomatit, edhe Ermal Dredha në Vlorë arriti fitoren me 70.55% duke u renditur i teti në Top Listën e më të votuarëve socialistë.
Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Fation Duro në Patos, gjithashtu renditen në top 10 më të votuarit. Megjithëse konsiderohet si kryeqyteti i socialistëve, Armando Subashi nuk mundi të jetë në 10-tshen e kandidatëve më të votuar.
10 kandidatët socialistë më të votuar:
1. Tepelenë – Tërmet Peci 82.67%
2. Dropull – Dhimitraq Toli 81.25 %
3. Poliçan – Adriatik Zotkaj 78.87%
4. Përmet – Alma Hoxha 76.78%
5. Librazhd – Maringlen Disha 74.45%
6. Vorë – Blerim Shera 73.52%
7. Cërrik – Andis Salla 71.19 %
8. Vlorë – Ermal Dredha 70.55 %
9. Gjirokastër – Flamur Golemi 70.52 %
10. Patos – Fation Duro 69.97% (Gazeta Tema)