Ambasadori amerikan, në Beograd, Christopher Hill, kërkon të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi që politikë-bërësit në Amerikë besojnë në këtë. Zgjidhja e çështjeve teknike në politikë nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta, tha Hill në një intervistë për televizionin kroat. Ambasadori Hill e vlerësoi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një proces shumë të vështirë dhe se të gjithë e kuptojnë se situata është e vështirë, por gjithashtu tregoi se në anën tjetër është e nevojshme formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka një vetëdije në mesin e politikë-bërësve amerikanë se serbët në Mitrovicën e Veriut dhe Kosovë, në realitet, duhet ta kenë këtë çështje të zgjidhur përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është një çështje me të cilën po merren edhe europianët edhe Amerika dhe ndonëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do të kemi një bashkësi të komunave me shumicë serbe. Z. Hill pajtohet me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrell, në vlerësimin e tij negativ për zgjedhjet e fundit të mbajtura në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …