Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Këshillit të Evropës, që po zhvillohet në Islandë. Në fillim të takimit të tij në këtë samit ai sjellë në vëmendje gjykimin e padrejtë që po u bëhet krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Unë them se tërë kjo ishte një propagandë djallëzore që zanafillën e ka në Rusi dhe bëhej për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2011, i cili në mënyrë djallëzore u shpronësua në mënyrë të djallëzuar nga presidenti rus Vladimir Putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovën dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbask, m’u duk sikur pashë presidentin e Ukrainës Vladimir Zelensky, të gjykuar 10 vjet më vonë nga një gjykatë e veçantë, e ngritur mbi akuza absurde.
Kërkoj ndjesë për këtë çelje brutalisht jokonvencionale, por është tejet dekurajuese të dish se situata ku ndodhet ish-kryetari i Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e saj nisi nga Këshilli Evropës. Do të isha fajtor nëse do të rrija i heshtur, se asambleja e Këshillit Moral ka detyrimin që të gjykojë dhe rishikojë çdo gabim e në këtë rast ti hapë rrugë tërheqjes së raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore të çuar nga Organet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë para 12 vitesh ku shumë votuan atë raport të turpshëm. Sot ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare dhe pse numri i rusëve që punojnë është mbresëlënës dhe uniteti i këshillit për mbështetjen e luftës së Ukrainës është i jashtëzakonshëm. Shqipëria nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me të ka qenë jo ekzistuese që me vdekjen e Stalinit. Shqipëria është shumë e vogël për të ndikuar në fatet për një luftë të tillë vendimtare por çdo gjë të vogël që kemi bërë për Ukrainën e kemi bërë për qëndresën e Ukrainës, kjo është gjëja më e bukur që do të marrim nga ky samit në Islandë”, ka thënë ai. (abcnews.al)