Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bëri me dije se ka vendosur që të japë dorëheqjen si drejtues i PD dhe i grupit parlamentar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj theksoi se duhet të bëhet riorganizim i partisë, dhe të shkëputet nga Berishizmi. Mes tjerash, Alibeaj theksoi se PD-ja duhet riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e ka theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Ai tha se partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-ën. Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj. Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike. Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes. Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë. Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës ka thënë Enkelejd Alibeaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …