Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, sërish u kërkon autoriteteve shqiptare që të lenë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Diplomati greku u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim. Ai kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi Dendias. Më tej, ministri Nikos Dendias deklaroi se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës. Sekretari i Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadorja vizitojnë Fredi Belerin në burg. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim, theksoi Nikos Dendias.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …