Dëshmitari i pestë me kodin 3165, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka pohuar se iu ka bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 25 korrik të vitit 1998. Kjo ishte përgjigjja në pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, Albert Moskoviq. Dëshmitari tregoi se një ushtar kishte ardhur te ai dhe i kishte thënë se iu duhen përforcime te një fshat, kundër forcave serbe. Për të dalë në mbrojtje të këtij fshati, kishte shkuar në 2 të natës dhe se te të nesërmen komandanti i kishte marrë shënimet. Ai mohoi t’u kishte dhënë ndonjë mjet identifikimi se kishte qenë anëtar i UÇK-së. I pyetur lidhur me armën, ai tregoi se ia kishte dhënë një bashkëfshatar, për të cilin tha se më pas ishte kyçur sërish në UÇK. Më pas seanca ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …