Pas suksesit të koncerteve të fundit të korit Siparantum në skena ndërkombëtare dhe në kuadër të festivalit ReMusica në Prishtinë, me kënaqësi dëshirojmë t’ju njoftojmë se kori më me zë në skenën e muzikës kosovare, “Kori Siparantum”, do të performojë në në qytetin e Pejës, të shtunën më 20 Maj.
Kori Siparantum do të sjellë një program tejet atraktiv, që padyshim është më i vështirë dhe më i bukur në këto gjashtë vite të ekzistencës së tij. Repertori i koncertit do të përfshijë vepra stilistike nga periudha e Renesancës deri në muzikën bashkëkohore. Në program do të paraqitet vepra e kompozitorit Vasil Tole, “Hajde, Hajde”, si dhe “The Elegy for the Corona Victims” e kompozitorit Memli Kelmendi, me tekst të Shqipe Malushit. Koncerti mbështetet nga Ambasada Zvicërane në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna Pejë, Alba Qeramika, Dukagjini, AFK, Avokat Virtyt Ibrahimaga, Ari Group Inc,
Burri Construction, Marimangat, Kinema Jusuf Gërvalla, KultPlus dhe Zgjerohu.
Koncerti do të mbahet më 20 Maj, në ora 20:00, në Kinema Jusuf Gërvalla.
Për informacione shtesë, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare: www.siparantumchoir.com