RKL: Daja Xhef e nxjerrë Kurtin, nga kurthi që ia kishte përgatitur vetes, dhe ia shpjegon kuptimin e fjalës kompromis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilin bisedoi për zgjedhjet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  zhvilloi një  takim me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Dje  ka zhvilluar një bisedë telefonike me  Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër tjerash kanë biseduar për zgjedhjet në veri e po ashtu për zbatimin e Marrëveshjes Bazike me Serbinë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët i kishin bojkotuar zgjedhjet. Nesër pritet që para asambleistëve, ta bëjë betimin kryetari i ri,  Erden Atiq i cili në zgjedhjet  23 prillit u zgjodh në krye të Mitrovicës Veriore.  Lidhur me përgatitjet për nesër  këtë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Uglanin, tha se janë në fazën përfundimtare. Në mënyrë që procesi në ditën e betimit të kryetarit,  Erden Atiq, të përcillet pa ndonjë incident, plan operacional ka përgatitur  edhe Policia e Kosovës në veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …