S ishte si ne
(Dëshmorit të kombit, Nexhmi Llumnica-Komandant GJONI-T!)
Për t’atdheut liri të pushonte kurrë s’ donte
Në majë heshtash, shigjetash e thikash të prehta
Jeta e çelikoste si k’to maja e shkrepa.
Thellë në të tijin shpirt,
Ç’ e plagoste robëria e rëndë e atdheut
E për liri kishte mall t’madh, Zemër-Prometheu
E spiunonin dhe e përgjonin përherë, pa ndërprerë
Shpesh me fjalë të përzgjedhura e çonin gjer n’qiell
Sepse hipokritët e tradhëtarët si korbat vërtiteshin në erë
Dhe donin ta plandosnin për tokë me mllef e tmerr
Por ta thyenin e shkatërronin s’mundën asnjëher’!
Edhe me gurë shpesh e gjuanin, e qëllonin
Pastaj e fshihnin dorën, më besoni!
Bënë e ç’nuk bënë, as mendja s’jua thotë
Sepse dëshironin t’ia prishnin trutë në kokë
E t’mos mendojë për komb, as për shokë.
Prore u mësua me vrazhdësi, ashpërsi
Se ai nuk shëmbëllente me mua, as me ty
Jeta e kish mësuar t’qëndrojë n’vështirësi
Kish fuqi t’jashtëzakonshme, ish ndryshe disi!
Nga të ëmblat fjalë dhe lëvdata prekej dhe rëndë plagohej!
Dhe prej përkëdheljesh të ngrohta prore vetëm lëndohej!
E kur e shanin dhe shpifnin për të a përhapnin thashetheme,
Çuditërisht, përherë i fortë bëhej, si kala me bedene!
Edhe po ta shponin e grisnin me hushta e shpata,
Edhe po ta vrisnin e ta mbysnin me armët e gjata
Veç t’vërtetën e thoshte pandërprerë ky burrë,
Për të u sakrifikua e s’u dorëzua kurrë!
Sot në të historisë kombëtare i skalitur
Shkëlqen i Tiji emër- KOMANDANTI GJON
Monument i gjallë në çdo zemër qëndron
I kombit arbëror Dëshmor i lirisë
Për Kosovën Trime Kurorë e lavdisë…
Heu, Nexhmi Llumnica, i Skënderbeut stërnip
I shpejtë si rrufeja, zemërfortë çelik
E munde një Perandori, në t’ 81-shit Pranverë
Në Ushtrinë Çlirimtare u rreshtove me nder
Bëre luftë o vëlla për t’shtrenjtën liri
Gjaku Yt qëndron n’Flamur Kuqezi
LAVDI, O DËSHMOR- E JONA LAVDI!