Isa Mustafa

Isa Mustafa: Shefi i BE-së Josep Borrell duhet ta respektojë zotimin Mogehrinit për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovës

Tetë vjet më parë, kryeministri Isa Mustafa, kishte pranuar një letër nga krye-diplomatja e BE-së, Federica Mogherini, si shenjë garancie se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të kishte kompetenca ekzekutive. Isa Mustafa tha në RTK se për letrën që e mori nga Mogherini një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, nuk kishte dijeni Serbia. Të nesërmen, Isa Mustafa e Aleksander Vuçiq nënshkruan Marrëveshjen mbi elementet kryesore të Asociacionit, që përfshinte ndër të tjera edhe pikën 2 dhe 22. Të dy këto pika specifikojnë qartë se statuti i Asociacionit, para së të themelohet, duhet ta marrë dritën jeshile të Gjykatës Kushtetuese. Preokupimi im ka qenë që Asociacioni të mos dal jashtë kornizave kushtetuese dhe Asociacioni të mos marrë përgjegjësi të pushtetit qendror, të ministrive apo të komunave, sepse ato me Kushtetutë u takojnë vetëm atyre, dhe është vetëm një formë e koordinimit në mes tyre, ashtu siç është logjika e asociimit  të paraparë me Kushtetutë edhe të asociacionit, ka qenë insistimi  ynë, ka saktësuar, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …