Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë raportuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan. Emisari Gabriel Escobar tha se Amerika nuk dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj Republike Serbe. Kosova duhet të marrë për bazë ndonjë model evropian “që nuk shkel sovranitetin, funksionalitetin apo strukturën kushtetuese” të shtetit. Ne duam të shohim që Asociacioni të vendoset nën strukturën kosovare, që ata ta kontrollojnë atë, deklaroi Escobar. Ai tha se BE-ja tanimë ka ofruar disa modele të tilla, që nuk e shkelin kushtetutshmërinë e shteteve. Escobar konsideron se pesë shtetet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, presin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë, ata nga Kosova presin që të zbatojë Asociacionin. Pa Asociacionin Kosova nuk mund të lëvizë drejt integrimit evropian, saktësoi Escobar. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …