Profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Server, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zvogëluar kritikat për Serbinë, shtetin më antiamerikan të rajonit, në lidhje me Kosovën dhe përgjithësisht qëndrimeve të saj. Diplomati serb Gjuriq flet për një muaj të mjaltit nëpër të cilin po kalojnë amerikanët dhe serbët. Profesori amerikan, Daniel Serwer, i sheh raportet e tanishme të tyre si zgjuarsi të Serbisë në diplomaci dhe lobim. Por, Amerika sipas profesorit dhe ish-diplomatit, Server po e mashtron vetën për orientimin e aleates historike të Rusisë. Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili ndjek zhvillimet në rajon, thotë se Serbia ka vepruar me mençuri në diplomaci dhe në lobim, për të përmirësuar raportet me SHBA-në. Serbia ka vepruar zgjuar në kanalet diplomatike dhe lobuese, ku ka gjetur më shumë pëlqim se në të kaluarën. Kosova i ka thënë disa herë jo SHBA-së, sepse çfarë i kërkohej të bënte, Qeveria nuk e ka vlerësuar në interes të saj. Ka raste kur Prishtina ka mundur të mbështetej para dhe jo mbrapa, por nuk jam i sigurt se do të bënte dallim të madh”, ka thënë Serwer. Me sa di unë, Amerika nuk e ka mbajtur Serbinë përgjegjëse për dështimin e saj që të rreshtohet me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë ose të ofrojë më shumë se përkrahje nominale për Ukrainën. Amerikanët duket se e kanë mashtruar vetën. Natyrisht, mund të ketë diçka që unë nuk e di, por nuk ka asnjë arsye të mirë që mund ta mendoj që SHBA-ja të lavdërojë politikën e Serbisë ndaj Ukrainës”, ka thënë Serwer.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …