Udhëhequr nga Kryesuesi i kuvendit komunal të Rahovecit, Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishte edhe Nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT u ceduan këto pika:
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510069-01910-6, në zonën kadastrale – Retijë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510069-01910-6, në zonën kadastrale – Retijë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510002-01002-0, në zonën kadastrale – Bellacërkë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 71510002-01002-0, në zonën kadastrale – Bellacërkë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-7151057-02240-1, në zonën kadastrale – Rahovec;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për shpronësimin e pronës së paluajtshme P-71510052-00363-0, zona kadastrale – Mrasor;