Në Samitin e 32-të të Liderëve të Ligës Arabe, i cili filloi në qytetin Xheda të Arabisë Saudite po merr pjesë edhe kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ai ka theksuar me këtë rast se theksuar se ukrainasit nuk kanë zgjedhur të luftojnë dhe nuk kanë sulmuar një vend tjetër, tha se, “Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të përkulemi para asnjë pushtuesi të huaj. Do të vazhdojmë të luftojmë për t’i rimarrë tokat tona, raporton Anadolu. Në fjalimin e tij, Zelenskyy bëri thirrje për mbrojtjen e Ukrainës, popullit të saj dhe myslimanëve që jetojnë në Ukrainë. Zelenskij falënderoi edhe Arabinë Saudite për rolin e saj të ndërmjetësuesit në shkëmbimin e të burgosurve, duke shprehur shpresën që turistët arabë do ta vizitojnë sërish vendin e tij, të pastruar nga pushtimi rus.
Kontrolloni gjithashtu
Nuredin Ibishi: Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim permanent për Kosovën dhe Ballkanin
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur …