Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kherim Khan, ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus në Ukrainë

Autoritetet ruse e kanë vendosur prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, në listën e personave në kërkim

Autoritetet e larta të Kremlinit, prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kerim Khan, e kanë vendosur në listën e personave “në kërkim”, pasi gjykata me bazë në Hagë, ka lëshuar fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, në mars të këtij viti, Fotografia e Khanit tani është në databazën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë. Në njoftim, ai përshkruhet si burrë i lindur më 30 mars 1970, në Skoci, mirëpo aty nuk përmendet asnjë shkelje. Në muajin mars, Rusia e ka nisur një rast penal ndaj Khanit, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletëarrestim ndaj Putinit, me akuzat për krimin e luftës – dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Gjykata ka lëshuar fletë arrest  edhe ndaj Komisionares ruse për të Drejta të Fëmijëve, Maria Lvova-Belovas. Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, ka thënë në mars se Kerim Khan është hetuar për “gjykim penal të një personi, që është i pafajshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …