Udhëtimin e parë në vend pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama e bëri në Shkodër, qytet ku Partia Socialiste arriti fitoren historike me kandidatin, Benet Beci. Krye-socialisti falënderoi votuesit që kanë votuar Becin, ndërsa u shpreh se rezultatin në Shkodër e konsideron sfidën më të madhe që i është bërë atij dhe Partisë Socialiste. Shkodranët këtë herë votuan me mendje dhe jo me zemër, sipas Ramës. Votën në Shkodër e shoh si votë me mendje. Ata që e kanë votuar PS, janë ata që nuk e kanë votuar tradicionalisht. Nuk kanë votuar me zemrën që e kanë djathtas, por me mendje. Kanë thënë po i japim një shans këtij dhe nuk kemi më se çfarë presim. Kjo është pjesa më problematike e kësaj vote. Sepse kush të voton me zemër, të jep një kredi afatgjatë sikurse ka ndodhur me palën tjetër. Ka qenë për shumë vite një kredi pa interesa që u kthye në dëm për ata që votuan, por ishte votë zemre. Në 8 fushatat e mëparshme, e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur. Zemra u rrihte vetëm djathtas. Këtë herë, është një gjë e kombinuar. Pjesa që ka bërë diferencën e ka bërë me mendje, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …