QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë do të mbajë ligjërata vetëdijesuese për mbrojtje nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj”, do të mbajë ligjërata vetëdijesuese për mbrojtje nga Ethet Hemoragjike Krime Kongo (EHKK), në shkollat e Komunës së Malishevës. Në ligjërata do të flitet për masat që duhet të ndërmerren për luftimin e etheve hemorragjike, për parandalimin nga pickimi i rriqrave dhe për kujdesin e shtuar që duhet të ketë komuna e Malishevës, si vendi më i rrezikuar nga EHKK-ja. Vetëdijesimi i fëmijëve tanë, për parandalimin nga pickimi i rriqrave, do të ndikojë në uljen e përgjithshme të numrit të njerëzve që infektohen nga Ethet Hemorragjike “Krime Kongo” në vendin tonë, përkatësisht në Komunën e Malishevës. Ligjëratat në shkollat e Komunës së Malishevës, do të mbahen nga punëtorët shëndetësorë të QKMF-së dhe do të fillojnë nga dita e hënë, sipas këtij orari:

– E hënë, më 22.05.2023, në fshatrat: Pagarushë, Astrazup, Dragobil, Guriq dhe Shkozë;

– E martë, më 23.05.2023, në fshatrat Banjë, Kërvasari, Senik, Lladroc dhe Carrallukë.

Ligjëratat do të mbahen në të gjitha fshatrat e Komunës së malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …