U përurua objekti i ri i SHFMU “Bajram Curri” në Krushës të Madhe

Në atmosferë festive dhe në prani të kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nxënësve, mësimdhënësve, veteranëve të arsimit dhe shumë qytetarëve të Krushës së Madhe, u përurua objekti i ri i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri”. Kërkesa për ndërtimin e objektit të ri të kësaj shkolle, që ishte më se e nevojshme, buroi nga Krusha e Madhe dhe u inicua nga i biri i atdhetarit dhe politologut tonë të madh Ukshin Hoti, z. Andin Hoti. Kjo kërkesë u mbështet nga Komuna e Rahovecit dhe e njëjta u adresua si kërkesë legjitime nga komuna e rahovecit drejtuar MASHTI-t, që në vitin 2018. Nga ish ministri i arsimit z.Shyqiri Bytyçi u gjet mbështetja e duhur dhe kjo kërkesë u vendos në projeksionet buxhetore që në vitin 2019. Kontrata për projektin e ndërtimit të objektit të SHFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe është lidhur më 22.11.2019, ndërsa punimet kanë filluar më 27.11.2019 dhe kanë përfunduar para disa ditësh, konkretisht më 08.05.2023. Vlera e kontratës është: 1.471.538,31 €. Sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzueshme e kësaj shkolle është  S=4126.24 m². Objekti i ri i shkollës përmban: 26 klasa mësimi; 3 klasa për edukim parafillor; Bibliotekën; Kabinetin e fizikës; Kabinetin e kimisë; Kabinetin e informatikës; Sallën e arsimtarëve; Zyre për drejtor, zyre për sekretar, dhomë arkivi; Hapësirat për vendosjen e mjeteve të mirëmbajtjes dhe higjienike. Të pranishëm në këtë manifestim festiv në përurimin e shkollës së re ishin edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj.Arbërie Nagavci. Këtij objekti kaq të bukur të shkollës tash i mungon vetëm salla e edukatës fizike, për të cilën, Kryetari Latifi adresoi kërkesë për mbështetje financiare edhe nga kryeministri dhe nga ministrja e MASHTI-t.

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …