Ministri i Financave, Hekuran Murati ka lënë të nënkuptohet se fajet për mos uljen e çmimeve i ka Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ka shkruar se fajet për këtë qëndrojnë te Lidhja Demokratike e Kosovës e cila e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për çmimet tavan dhe për këtë shkak, shumë produkte vazhdojnë të mbajnë çmim të lartë. “Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6. 3 për qind, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë. Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg. Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët. “Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve”, ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …