Sot në Shqipëri shpallet qeveria e re ‘Rama II’

Qeveria e Shqipërisë po kërkon dënim më të ashpër ndaj personave të dhunshëm dhe dënim përjetë ndaj vrasësve të fëmijëve

Qeveria e Shqipërisë po kërkon dënim më të ashpër ndaj personave të dhunshëm dhe dënim përjetë ndaj vrasësve të fëmijëve. Me qëllim të arritjes së këtij objektivi, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një projektligj në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka kërkuar votat e deputetëve për t’i hequr të drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues. Ndryshimet e propozuara, parashohin që kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit ndërsa kushdo që vret një fëmijë, të dënohet me burg të përjetshëm. Qeveria e Shqipërisë po dërgon porosi te qytetarët, që ajo synon që kushdo që ushtron dhunë brenda familjes apo vret një fëmijë, nuk ka tolerancë dhe falje nga ligji por dënim të ashpër dhe pa mundësi të uljes së tij në të ardhmen, sikur ka ndodhur shumë herë deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …