Kryetari Bahtiri ka pritur në takim drejtuesit e projektit për Qendrën Multifunksionale në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Safet Kamberi, dhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Urbanizmit, Sami Zeka, kanë mbajtur  edhe një takim me përfaqësuesit e BE-së dhe kompanive implementuese të objekteve multi-funksionale në Mitrovicë, ku përfshihen qendra tregtare, objekti i omni sportit dhe ndërmarrjes publike komunale, për të biseduar për punët e deritanishme dhe kur këto objekte do të mund  të inaugurohen.

I pari që e mori fjalën ishte Bersant Disha, përfaqësues i kompanisë “Recura”, e cila është zgjedhur për përgatitjen e dokumentacionit për shpalljen e tenderit për dhënie me qira të objektit të qendrës tregtare.

Disha ka thënë se është bërë punë e mirë në këtë drejtim dhe se tenderi mund të shpallet diku në gjysmën e muajit gusht të këtij viti. Ai ka thënë në vazhdim se komuna deri atëherë duhet të marrë dy vendime: atë për shpalljen e tenderit për dhënie me qira dhe vendimin për formimin e komisionit  për vlerësim.

Lidhur me këtë kryetari Bahtiri ka thënë se komuna do t’i kryej obligimet e veta, duke kërkuar që të shqyrtohet mundësia e dhënies së objektit me qira në afat më të shkurtër, me qëllim të joshjes së kompanive të fuqishme e serioze, të cilat  janë shumë të interesuara për afat më të shkurtër kohor.

Kryetari Bahtiri vlerësoi në mënyrë pozitive këto investime për fakti se ato shtrihen në afërsi të lumit Ibër, duke mundësuar kështu që të jenë në dispozicion te qytetarëve si nga jugu ashtu edhe nga veriu i qytetit. “Janë projekte kapitale, të cilat do të gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe do krijojnë hapësira integrimi për qytetin” ka thënë kryetari Bahtiri.

I pari i komunës së Mitrovicës po ashtu tha se është shumë me rëndësi hapja e vendeve të reja të punës për  qytetarët e Mitrovicës, prandaj duhet të punojmë që qendra të inaugurohet sa më shpejtë, sepse  inaugurimi i saj do të ndikojë dukshëm  në uljen e papunësisë e cila është shumë e lartë tek ne.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …