leoni

SHFMU “Astrit Bytyçi” zë vendin e tretë në nivel vendi me filmin e shkurtër, realizuar nga nxënësit

Sot, SHFMU”Astrit Bytyçi” Ferizaj u rendit në vendin e tretë në nivel vendi me filmin e shkurtër të realizuar nga nxënësit e shkollës, duke përfituar vlerë monetare 500 euro dhe shpërblime tjera. Projekti u realizua falë mbështetjes së parezervë të DA-së dhe mentorëve të projektit një vjeçar, Sueda Jusufi dhe Sinavere Fetahu. Projekti “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” u realizuar nga KEC dhe Dokufest me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe kishte për qëllim promovimin e edukimit medial dhe digjital në arsim si dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit XXI. Në ndarjen e shpërblimeve, morën pjesë  znj. Kristina Gashi Bytyçi, drejtoreshë e shkollës dhe Bashkim Bytyçi, zyrtar i arsimit.

May be an image of 7 people, people studying, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …