Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës. Në burg u la edhe i arrestuari tjetër, Pandeli Kokaveshi. Zgjatja e arrestimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryebashkiak i Himarës fyen perceptimin publik të drejtësisë dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke. Beleri dhe Kokaveshi akuzohen për korrupsion me blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Sipas akuzës, Fredi Beleri është filmuar duke blerë 8 vota për 40 mijë Lekë. Procesi nisi fillimisht nga Prokuroria e Vlorës dhe çështja më pas u transferua në SPAK për shkak të veprës penale që hetohet nga Prokuroria Speciale. Fredi Beleri e ka konsideruar ngjarjen si sulm politik. Për këtë çështje janë takuar në Bruksel ditën e sotme, ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Olta Xhaçka dhe Niko Dendias. Ky i fundit bëri me dije se ka njoftuar në takimet e veçanta ministrat e Jashtëm të vendeve të Unioni mbi çështjen Beleri, të cilët në axhendën e diskutimeve patën edhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …