Kryeministri, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me senatorët amerikanë, Kris Marfi dhe Gari Peters. Gjatë takimit me senatorët, Kurti ka diskutuar mbi zhvillimet në vend si dhe për rezultatin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se në takim është vënë theksi tek marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit, duke theksuar se këto përbëjnë avancim të raporteve në mes të dy shteteve. Kryeministri me këtë rast ka biseduar me senatorët amerikanë për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut, me theks të veçantë te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj na duhet zbatim i tërësishëm i shpejtë dhe pa kushtëzime”, ka thënë, kryeministri Albin Kurti.
