Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar fjalën e tij dëshmitari i gjashtë i Prokurorisë së kësaj gjykate në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së. Dëshmitari i gjashtë ka deklaruar se është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dhe pastaj prokurori, Metju Holling tregoi se gjatë seancës përgatitore dëshmitari kishte kërkuar disa ndryshime në dëshminë e tij. Dëshmitari me kodin 4355 deklaroi se “personi 2” i kishte treguar atij se “personi 1” ishte rrahuar dhe nuk kishte qenë në gjendje të mirë. Ai tha po ashtu se edhe “personi 2” ishte i rrahur. Detaje më tutje për gjendjen e “personit 1” kërkoi prokurori, Matthew Holling, por që dëshmitari tha se nuk i ka dhënë ndonjë përshkrim “personi 2” për gjendjen e “personit 1”. Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë, dëshmitari tha se “personi 2” i kishte thënë se personi 1 ishte ndaluar nga UÇK-ja pasi thuhej se ishte spiun i Serbisë. Gjykata Speciale merret me rrahjet e pretenduara ose të vërteta të bashkëpunëtorëve shqipfolës të regjimit të Millosheviqit dhe jo me ata që kanë kryer mijëra krime në Kosovë. Kjo është drejtësia e kësaj gjykate antishqiptare, një etnike dhe raciste, e cila po pretendon që luftën çlirimtare të UÇK-së ta paraqesë si Ndërmarrje kriminale e terroriste edhe pse pikërisht këtë luftë për çlirimin e Kosovës e kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet anëtare të NATO-s në vitin 1999.
