Gazetari shqiptar në Athinë, Artur Bibe, thotë se ministria e jashtme greke ka ulur tashmë tensionet në raport me ditët e para të arrestimit të Fredi Belerit. Ai tha se ditën që zyrtarë grekë vizituan Belerin në burg, atyre iu treguan me video, provat e akuzave të ngritura ndaj Belerit. Sipas gazetarit, ai është përdorur nga qeveria greke, edhe për të fituar disa vota në zgjedhje. “Beleri është bërë mish i grirë i qoftes së sërvirur në dy anët e kufirit. Është përdorur rasti i tij në mënyrën më ekstreme. Thuhet se Dendiasit iu kanë treguar disa video prandaj edhe janë ulur tonet. Diplomatëve grekë iu kanë treguar informacione dhe video për akuzat e ngritura ndaj Belerit. Reagimi pas vendimit të gjykatës kundër Korrupsionit, ishte me tone më të buta dhe krah drejtësisë, tha gazetari Artur Bibe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …