Ish kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, në një bisedë të organizuar nga Këshilli Atlantik, ka theksuar se gjithmonë e ka përkrahur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse edhe pse nuk ka qenë perfekt, ka dhënë rezultate. Në fund, zgjidhja përfundimtare do të varet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – nëse ai do të jetë në anën evropiane apo ruse. Nëse ai vendos në anën ruse, nuk do të ketë një zgjidhje të mirë përfundimtare për çështjen e Kosovës, dhe nëse është në anën evropiane, herët a vonë do të ketë një kompromis të mirë, i cili do t’i sigurojë Kosovës pavarësi formale diplomatike”, beson politikani slloven. Ai shtoi se si mik i të gjithëve duhet të thotë edhe se Kosova duhet ta “dorëzojë” Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, transmeton Paparaci. AKS-ja është nënshkruar dhe i takon Kosovës ta dorëzojë. Duhet të ketë një lloj komuniteti. Me themelimin e AKS-së, besimi mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte më i mirë se më parë”, beson Pahor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …