Edhe një zotim publik i përmbushur – Funksionalizimi i sistemit “One Stop Shop” në Administratën e Komunës së Rahovecit

Në komunën e Rahovecit u instalua pajisja digjitale për menaxhimin e radhës, që e kompleton infrastrukturën e nevojshme, që qytetarët rahovecian, të gjitha shërbimet administrative, t’i kryejnë në një vend dhe te një zyrtar. 25 shërbime kryesore ofrohen brenda kësaj qendre dhe 190 nënshërbime të tjera nga kjo qendër adresohen në të gjitha drejtoritë e Komunës së Rahovecit. Shërbimet që ofrohen në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, janë:  Sportelet e gjendjes civile: Vendimet; Regjistrimet me vonesë; Korrigjimet; Përmirësimet; Ndërrimi i emrit; Ndërrimi i mbiemrit; Të gjitha llojet e certifikatave; Kurorëzimet; Regjistrimi i lindjeve; Regjistrimi i martesave; Regjistrimi i vdekjeve; Pranimi i atësisë dhe i amësisë; Statusi martesor; Vërtetim nga arkivi. Sportelet e tjera në QSHQ ofrojnë këto shërbime: Vërtetime dhe shkresa të ndryshme; Humbje të shtetësisë; Mbajtës familjeje; Pranimi i kërkesave, i shkresave dhe i ankesave për çdo departament (Zyra e kryetarit, Kuvendi dhe të gjitha drejtoritë); Taksa komunale; Vërtetime nga financat; Shërbimet e Ekoregjionit; Tatimi në pronë; Taksa afariste; Shërbimet kadastrale (Certifikata e pronës dhe Kopja e planit); Filiali i postës për pagesa.

May be an image of 1 person, studying, office and text

May be an image of 11 people, cash machine, hospital, office, terminal and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …