leoni

Punëtori me nxënës të shkollave në Ferizaj

Në kuadër të projektit CBCEcoKid, gjatë ditës së sotme në shkollën “Jeronim De Rada” në Ferizaj, është mbajtur punëtori me teme ”Energjia efiçiente dhe roli i saj në mjedise”. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë 48 pjesëmarrës, prej të cilëve 40 nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit’, “Gjon Serreçi” dhe “Jeronim De Rada”. Për më tepër, nxënësit pjesëmarrës patën rastin që të kontribuojnë në ndërtimin e mesazheve lidhur me temat: 1. Energjia Efiçiente; 2. Mbrojtja e Ambientit; dhe 3. Ndotja e Ajrit.  Në këtë punëtori ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, i cili ka thënë se këto mesazhe do të jenë pjesë përbërëse e kampanjës mediale e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të projektit. “Kjo është një mundësi e mirë që gjeneratat e reja të marrin më shumë njohuri lidhur me energjinë e ripërtërishme dhe ndikimin e saj në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të Ferizajt” ka thënë drejtori  Afrim Llabjani. Ndërsa Diella Hamdiu, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Gjon Serreçi”, u shpreh shumë falënderuese për mundësinë e ofruar për të qenë pjesë e punëtorisë së organizuar. “Nxënësit kanë shumë nevojë për më shumë informacione lidhur me energjinë e ripërtërishme,  derisa punëtori të tilla duhet të organizohen më shpesh’, tha ajo. Duke vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe kontributin e nxënësve në këtë punëtori,  Jeton Rexha, Menaxher i Projektit CBCEcoKid, nënvizoi bashkëpunimin e ndërtuar me autoritetet komunale e po ashtu edhe me udhëheqësit e të katër institucionet publike arsimore në Ferizaj të cilat janë përfituese dhe partnere në realizimin e aktiviteteve të projektit CBCEcoKid. “Projekti CBCEcoKid është shembull i promovimit të energjisë së ripërtërishme në komunat partnere Ferizaj dhe Çair duke mbështetur 8 institucione publike arsimore (4 në Ferizaj dhe 4 në Çair) përmes instalimit të paneleve solare dhe vendosjes/zëvendësimit të poçave ekzistues me poça efiçientë’, tha Rexha. CBCEcoKid është projekt i financuar përmes Programit të Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Republika e Maqedonisë së Veriut në kuadër të fondeve IPA II Kosovë-Maqedonia e Veriut 2014-2020. Komuna e Ferizajt është udhëheqëse e projektit, në partneritet me Komunën e Çairit dhe me OJQ ‘Business Support Center Kosova – (BSCK)’, duke promovuar gjenerimin e energjisë së ripërtërishme në institucionet publike në komunat partnere në të dy anët e kufirit.

May be an image of 5 people, people studying, bureau and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …