Komuna e Klinës sqaron opinionin në lidhje me shkrimin në ,,Koha.Net”

Komuna e Klinës, sqaron lidhur me shkrimin e datës 6.2016,  të botuar në portalin Koha.net, me titull, “Komuna e Klinës kërkon 1 euro për qasje në dokumentet publike.

Për hir të pasqyrimit të realitetit objektiv sqarojmë se në çdo komunë të Kosovës, zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike është i caktuar. Edhe Komuna e Klinës, që nga viti 2011 e ka të caktuar zyrtarin për qasje në dokumente publike dhe që nga ai vit të gjitha të dhënat e zyrtarit përgjegjës janë të vendosura  në ueb faqe të Komunës së Klinës.

http://kk.rks-gov.net/kline/Municipality/Qasja-ne-Dokumentet-Publike.aspx

OJQ “ KOHA”, e cila vazhdimisht ka kërkesa për qasje në dokumentet publike  dhe  njëherësh është edhe  monitoruese e ueb faqes të Komunës së Klinës, që është për t’u habitur se si kjo OJQ  i është drejtuar Zyrës pritëse, edhe pse kjo zyrë i ka sqaruar se punon me Rregulloren e Taksave dhe Tarifave Komunale dhe kërkesat përkatëse paguhen sipas kësaj rregulloreje.

Po ashtu sqarojmë opinionin që në adresën e Zyrës për Informim të Komunës së Klinës, vazhdimisht vijnë me dhjetëra kërkesa, të cilat i nënshtrohen procedurave të rregullta, të gjitha protokollohen,  sipas ligjit përkatës, i cili po ashtu kërkon këtë kriter, dhe asnjëherë nuk ka paguar askush.

OJQ “KOHA” në Klinë, duhet të pranojë realitetin se asnjëherë nuk ka paguar për ndonjë shërbim të tillë, edhe pse ajo ka numrin më të madh të kërkesave të kësaj natyre. Kështu që shtrohet pyetja:  pse kjo OJQ i është drejtuar Zyrës pritëse kur e di shumë mirë se të gjitha kërkesat protokollohen.

Me Rregulloren përkatëse, çdo kërkesë paguhet dhe kërkesat bëhen tek Zyra pritëse. Ndërsa, me Ligjin për qasje në dokumente publike, LIGJI,  Nr. 03/L-215, neni 21 – përcakton pagesat për Qasje në Dokumentet Publike.

Me këtë rast për të dhënë sqarimin më autentik lidhur me këtë çështje po ofrojmë edhe argumentin nga Ligji për Qasje në Dokumentet Publike:

Neni 21

Pagesat për qasje në dokumente zyrtare

  1. Shikimi i dokumenteve zyrtare në objektet e institucionit publik është pa pagesë, duke mos ndaluar caktimin e tarifave për shërbimet e ndërlidhura të ofruara nga arkivat dhe muzetë.

  2. Një tarifë mund t’i ngarkohet kërkuesit për kopje të dokumentit, e cila është e arsyeshme dhe nuk mund të tejkalojë shpenzimet e vërteta të riprodhimit dhe furnizimit të dokumentit.

Për informim të qytetareve disa herë kemi prezantuar edhe në emisione të drejtpërdrejta të mediumeve lokale dhe të tjera, ku i kemi sqaruar të gjitha procedurat, të cilat bashkë me ne në ato emisione ka përfaqësuar edhe OJQ “KOHA”.

Edhe një here publikisht sqarojmë se që nga vitit 2011, kur është caktuar zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike, asnjë kërkesë asnjëherë nuk është paguar. Prandaj konstatimet e OJQ “Koha” në Klinë, nuk janë të qëndrueshme, thuhet në reagimin e komunës së Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …