Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk e di çka kupton me sovranitet Albin Kurti dhe surrogatët e tij, por në veri nuk ka asnjë institucion qeveritar të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë për neglizhencë të veprimeve,  në lidhje me ceremoninë e betimit të kryetarëve në katër komunat veriore. Ai  ka thënë se qeveria është dashur të krijojë kushtet dhe kontekstin që kryetarët të bëjnë betimin dhe jo t’iu bëjë presion kandidatëve përmes ministrave të linjës që të ndërrohet vendi për ceremoninë e betimit. Ka pasur presion nga qeveria që të ndërrohet vendi dhe data. Nuk duhet të fshehën qeveria dhe ministrat, duhet të rekomandojnë një vend të caktuar dhe një orë ku të mbahet. Krejt çka na takon dhe gjithë ajo që kemi kërkuar me respekt dhe pa presion, kemi thënë të krijohet konteksti dhe kushtet që kryetarët të bëjnë betimin. Nuk e di kë duan ta mashtrojnë vetveten ndoshta, por neve nuk mund të na mashtrojnë. Memli Krasniqi thotë me këtë rast se mund të kemi një përshkallëzim të situatës politike në veri. Gjithçka është e mundshme, nuk e përjashtoj mundësinë të kemi një përshkallëzim të situatës politike, nuk e përjashtoj mundësinë të ketë veprime të tjera, mendoj që krejt këto elemente do ta ndikojnë situatën e ardhshme”. Nuk e di çka kupton me sovranitet Albin Kurti dhe surrogatët e tij, kur nuk ka asnjë institucion atje? Janë rikthyer strukturat paralele atje, janë më të fuqishme se çdo herë, nëse ky është sovranitet është ndryshe qysh e sheh bota, e krejt  ndryshe qysh e sheh Kurti, është absurde të thuhet një gjë e tillë, sa saktësuar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …