Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

Vëmendja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është orientuar në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

Vëmendja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot do të jetë në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku pritet të diskutohet për Ligjin lidhur me  pagën minimale, në të cilin kërkohet  të përfshihen edhe veteranët. Ligji e definon qartë, çdo problem buxhetor që mund të ketë Qeveria, përfitimi i veteranëve nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale që kuptohet ligjërisht që mund të ngrihet benefiti i veteranit në çfarëdo lartësie, po në raste të tilla ku ka mungesë buxheti ku e përcakton qartë ligji, që nuk guxon të jetë nën pagën minimale”, tha Xhavit Jashari nga OVL-UÇK-së. Edhe pse nuk e dinë se cilat do të jenë propozimet e nesërme të Qeverisë, anëtarë të Komisionit për Buxhet nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se me projektligjin aktual për pagën minimale do të ndryshohet edhe paga e veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …