FKEE dhe komuna e Vitisë iniciojnë projektin emergjent për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat banesore

Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për inicimin e projektit emergjent për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumë banesore sociale në pronësi të komunave. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është definimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve në zbatimin e Projektit Emergjent, përkatësisht zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumë banesore sociale që janë në pronësi të komunës. Kryetari, Sokol Haliti, shprehet se komuna e Vitisë është duke bashkëpunuar ngushtë me MCC-në amerikane, rreth investimeve nëpër objekte banesore dhe shtëpi private për efiçiencë në energji dhe ky bashkëpunim po vazhdon edhe më tej. Në kuadër të këtij projekti, përfshihen dy objekte banesore siç është ai afër Shkollës fillore “Bafti Haxhiu” me një sipërfaqe prej 5537 metra katror ku jetojnë 25 familje me 100 banorë, si dhe ndërtesa në Rr.”Shotë e Azem Galica”, konkretisht afër stacionit të autobusëve, në sipërfaqe prej 5950 metra katrore, ku janë të vendosura 30 familje me 100 banorë. Në këto objekte, parashihen të bëhet renovimi i kulmeve, fasadave, dritareve, ndriçimit, etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …