leoni

Lulzim Basha

Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po përgatitet të kthehet në krye të partisë, pavarësisht refuzimit të Sali Berishës

Në kohën kur Partia Demokratike e Shqipërisë  është ende pa kryetar, ish-kryetari  i saj Lulzim Basha nis rikthimin në politikë pas një periudhe të gjatë larg selisë dhe zhvillimeve në vend. Mësohet se Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj në një hotel në Tiranë. Ndërkohë Berisha ka hapur derën për të gjithë deputetët e PD me përjashtim të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Ai  ka njoftuar se do të mbledhë grupin e tij parlamentar ku në fokus do të jenë edhe zgjedhjet. Pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së si kryetar i komanduar dhe drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sali Berisha zgjedhjet i konsideron si një farsë elektorale, dhe nuk do të largohet pasi votat sipas tij u vodhën. Berisha u shpreh me bindje se opozita nuk do heqë dorë nga qëndresa e saj dhe se statuti i Partisë Demokratike do të zbatohet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …