Kryetarja, Vjosa Osmani, ka folur për pajtimet dhe mospajtimet me kryeministrin, Albin Kurti

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka folur për pajtimet dhe mospajtimet me kryeministrin Albin Kurti. Ajo ka thënë se ka sektorë në të cilët nuk pajtohen fare, sikur është rasti me Ligjin e ri për Paga, por shpreson  që këto vërejtje të merren parasysh. Mospajtimet tona i diskutojmë duke e kuptuar që të dyja palët e kemi qëllimin e mirë që është jeta më e mirë e qytetarëve dhe gjejmë zgjidhje përpara. Nuk mendoj që këto garat institucionale, armiqësia mes institucioneve e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, krijon një imazh të keq dhe pastaj çdo ditë në vend se të dëgjohet se si po kryhet një punë dëgjohet kjo tha ashtu, kjo ashtu. Natyrisht se ka tema ku nuk pajtohemi, por i zgjidhim të gjitha sepse ka qëllim reciprok. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi shpesh mes vete. Ta zëmë në Ligjin për Paga kam pasur mospajtime të mëdha të cilat janë shpreh dhe shpresoj që kanë me u marrë parasysh këto vërejte sepse ka sektorë që duhet të trajtohen më dinjitetshëm, sektorë që e mbajnë gjallë shtetin tonë që e mbrojnë atë”, ka thënë zonja Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …