Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe nënkryetari Vesel Krasniqi, e kanë pritur në takim pune, rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr.Armand Krasniqin, me bashkëpunëtorë. Kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi, kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për orientimin e studentëve të rinj, për profile që i përshtaten tregut të punës, profile të cilat i ka ky universitet publik. Gjithashtu u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit të Komunës së Malishevës me Universitetin “Haxhi Zeka” edhe në çështje të tjera me interes të përbashkët.