Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Kryetarit të Serbisë, Vuçiq si dhe Listës serbe i konvenon që ta ketë veriun e Kosovës të trazuar dhe me incidente

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se kryetarit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe Listës serbe i konvenon që ta ketë veriun e Kosovës të trazuar “me incidente, ndoshta dhe me vrasje. Vuçiq është i vetëdijshëm për gabimet që ka bërë, dhe tash siç tha ai është në një represion nga vetë qytetarët serbë. Listës  Serbe i duhet një veprim i tillë për shkak se ata tash janë të vetëdijshëm për gabimet që i kanë bërë dhe gabimi kryesor sipas meje është që ata i kanë nxitur largimin e punëtorëve të komunitetit serbë nga institucionet e Kosovës. Jam thellë i bindur që ata janë në një represion të madh nga vetë ata banorë e qytetarë që kanë mbetur pa paga”, u shpreh  Rashit Qalaj, duke shtuar se  Kosova është duke u përballur me shumë probleme dhe siç tha ai situata  jo e qetë në veri i konvenon dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …