Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, ka shprehur shqetësimin se ekziston një rrezik potencial në veri të vendit, me mundësi për eskalim të situatës, duke përmendur një plan strategjik të Serbisë dhe Rusisë për Ballkanin, veçanërisht pas konfliktit në Ukrainë. Valdet Hoxha, ka deklaruar se mund të ketë rrezik potencial në veri të vendit, dhe mundësi që situata të eskalojë. Serbia dhe Rusia kanë pasur një plan strategjik në komplet rajonin e Ballkanit dhe po i shohim zhvillimet në Mal të Zi dhe në Maqedoni kjo jep me kuptua që prej viti 2014 e këndej dhe me theks të veçantë pas krijimit të konfliktit në Ukrainë rreziku është potencial dhe në çdo moment mund të eskalojë situata”, është shprehur ai. Ai ka thënë se telefonata urgjente të Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tek presidenti serb Vuçiq, ishte për të siguruar që betimi të zhvillohej pa incidente. Sipas tij, situata është shumë e ndjeshme, por Kosova ka fatin e madh që ka miqtë ndërkombëtarë dhe koordinimi është i shkëlqyeshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …