leoni

Oliver Varhelyi: Komisioni evropian ka vlerësuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisionari evropian për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivier Varhelyi, sot do ta vizitojë Kosovën

Komisionari evropian për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivier Varhelyi, sot do ta vizitojë Kosovën, me ç’rast pritet të takohet me krerët e institucioneve dhe me përfaqësuesit e opozitës. “Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit. Ai pritet të zhvillojë takim me kryetaren,  Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Gjatë qëndrimit të tij në vend, komisionari Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë programin për çështjet e brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së. Ky program, i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë eurove, do të zbatohet në një periudhë trevjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …