Sakip Hysa, u lind më 2 mars 1947 në Begracë të Kaçanikut. Babai i tij kishte vdekur para se të lindte ai, prandaj e ëma ia la emrin e babait, Sakip. Ai fëmijërinë e kaloi në fshatin Trimor (ish-Kovaqec), në familjen e Mustafë Ahmetajt, për të cilin ishte martuar e ëma e tij. Më 1954, Sakipi ishte kthyer në fshatin Stagovë, në vendlindjen e babait, te gjyshi, Misini dhe i vëllai Rrahimi. Shkollën fil-lore e vijoi në Stagovë, por për shkak të kushteve të vështira ekonomike detyrohet ta ndërpresë shkollimin e mëtejmë. Për të mbajtur familjen, që në moshë të re punoi punë fizike në Shkup, në ndërmarrjen “Granit”. Pastaj u kthye te gjyshi për t’u përku-jdesur për të. Pas vdekjes së gjyshit, punoi në vende të ndryshme pune si në ndër-marrjen e rrugëve, ndë rmarrjen “Lepenci”, “Trans Kosova” të Mitrovicës, e më vonë në kombinatin “Sharr”, në fabrikën “Silkapor” etj. Në vitin 1069 kishte shkuar në shërbimin ushtarak në armatën jugosllave. Tri vjet më vonë martohet dhe nga kjo martesë pati gjashtë fëmijë: Syzanën, Ramizin, Ismedinin, Abedinin, Fatimen dhe Bekimin.
Sakipi kishte ndjerë mbi supet e tij peshën e varfërisë e të robërisë serbe, pran-daj te ai ishte brumosur ndjenja e urrejtjes ndaj pushtuesit. Formimi i UÇK-së e gjeti të gatshëm për të rrokur armët e lirisë. Ngjarjet po merrnin përmasa të mëdha të luftës.
Me gjithë sulmet e kombinuara të forcave të UÇK-së të Brigadës 162 “Agim Ba-jrami” e nga aviacioni luftarak i NATO-s, Serbia po vazhdonte me barbarinë e vet për zbrazjen e vendbanimeve me popullatë shqiptare, duke ricikluar ofensivat kriminale nëpër të gjitha pjesët e komunës së Kaçanikut. Kështu, ndonëse shihej fillimi i fundit të jetës nën okupim, më 25 maj 1999 ushtria serbe kishte mësyrë që të digjte edhe një herë fshatrat e anës së djathtë të Lumit Lepenc, Bob, Kovaqec, Biqec, Nikaj e Dubravë. Në mbrojtje të këtyre fshatrave ishin të pozicionuara njësitet e Batalionit të Parë të Brigadës 162 “Agim Bajrami” ku ishte i sistemuar edhe luftëtari Sakip Hysa. Qëllimi i armikut ishte që të evitonte mbështetjen që UÇK-së i jepej nga popullata e kësaj treve. Zjarri i betejës në këto fshatra kishte nisur në mëngjesin e hershëm të 25 majit. Në këto luftime ra heroikisht Sakip Hysa, e përkrah tij edhe Shaqir Kuka, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani e Avdullah Baftiu, ndërsa plagosen luftëtarët Afet Dal-loshi, Ferid Guri, Zekerija Vishi e Mustafë Bunjaku. Në këto luftime u vranë edhe disa pjesëtarë të popullatës civile: Milaim Vishi, Rrahim Vishi, Sylejman Guri, Hajrush Qorri, Fetije Qorri, Artan Qorri, Rexhep Qorri, Ali Tusha, Xhemajl Tusha e Sami Tusha dhe plagoset Faton Qorri.
Në luftimet e datës 25 maj 1999 në lagjen Kukaj të fshatit Bob, Sakipi qëndroi deri në momentin e fundit, duke mbrojtur popullatën civile. Ai mbetet shembull tipik se pavarësisht nga mosha, vullneti bëri që për Kosovën e lirë të mos kursente as jetën. Pas luftës dhe fitores kundër forcave barbare serbe filluan të hapen varrezat masive ku pushtuesi serb i kishte varrosur shqiptarët. Pas identifikimit të trupit të dëshmorit Sakip Hysa u bë varrimi i tij në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.
Në njëvjetorin e rënies së dëshmorit Sakip Hysa, në nderim dhe përkujtim të tij e të bashkëluftëtarëve është vënë pllaka përkujtimore në Rakoc të Kaçanikut. Në shenjë nderimi për veprën e dëshmorit Sakip Hysa, familjes së tij i kanë dhënë mirën-johje Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Ku-vendi Komunal i Kaçanikut dhe Komanda e Zonës së Gjashtë e TMK-së me rastin e organizimit të manifestimit kulturor “Flaka e Janarit”. (H. K.)